E përballur që prej 2021-shit me një sëmundje të rëndë- sklerozën e shumëfishtë- Christina Applegate rrëfeu se po lufton edhe me një problem të ri, që është depresioni.
Edhe pse ajo u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë tre vjet më parë, simptomat e para u shfaqën në vitin 2019 gjatë xhirimit të episodit pilot të serialit “Dead to Me”.
Teksa xhironte pjesën e vrapti në fushë, aktorja u rrëzua papritur por fillimisht nuk i kushtoi rëndësi ngjarjes, duke besuar se rënia e saj ishte rezultat i lodhjes. Megjithatë, më vonë u zbulua se kjo ishte një nga shenjat e para të sklerozës multiple.
Applegate ka qenë e sinqertë për luftën e saj me sklerozën e shumëfishtë për vite me radhë, dhe gjatë një paraqitjeje të fundit si e ftuar në podcastin e aktores Jamie Lynn-Sigler, ajo zbuloi se lufton edhe me depresionin. “Sinqerisht nuk e shijoj më jetën. Nuk i shijoj më gjërat. Nëse dikush vjen unë të flasim, deri këtu OK. Por nëse vjen dhe thotë ‘le të ngrihemi ose të bëjmë një shëtitje’ ose ‘le të pimë kafe’, unë nuk do ta shijoj këtë”, tha aktorja.
Christina pohoi se aktualisht është në një depresion që nuk e ka përjetuar prej vitesh. “Çdo gjë më tremb pak, sikur kam qenë e bllokuar në errësirë për kush e di sa kohë. E kam shmangur terapinë për një kohë të gjatë që kur më diagnostikuan, sepse kam frikë se nuk do të jem në gjendje të ndalem së qari”, tha ajo me sinqeritet. Për shkak të depresionit, 53 vjeçarja vendosi të kërkonte ndihmë psikologjike.