KreuCelebrity

Shuhet në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi!

 

Ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Bukoshi vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore.

 Bukoshi ka qenë ndër figurat më të njohura të skenës politike e shëndetësore të Kosovës.  Ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ‘90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Bujar Bukoshi u emërua Kryeministër në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë. Ai la pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.

Përveç kontributit si mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, luajti një rol kyç në themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u zgjodh sekretar i përgjithshëm.