“Katy dhe Orlando janë ndarë, por ndarja ka qenë miqësore”, tha një burim i afërt me çiftin për Us Weekly, duke konfirmuar një nga çiftet më të preferuara të fansave në Hollywood kane ndare rruget pas gati 10 vitesh lidhjeje.
“Nuk ka konflikte për momentin. Katy natyrisht është e mërzitur, por ndihet e lehtësuar që nuk i duhet të kalojë edhe një divorc tjetër, pasi ajo ishte periudha më e vështirë e jetës së saj”. Sipas këtij burimi, marrëdhënia mes tyre ka qenë “e tensionuar prej muajsh”, kështu që ndarja “ka qenë e pashmangshme dhe e pritshme”.
Këngëtarja e hitit “Teenage Dream” — e cila është aktualisht në turneun e saj “Lifetimes” — po e përballon ndarjen duke qenë e angazhuar me karrierën muzikore.
Burimi shtoi gjithashtu se Perry është duke e dhënë me qira vilën e saj në zonën Westcott të Montecitos, Kaliforni, ndërkohë që vazhdon të udhëtojë dhe të performojë nëpër botë. Dyshja jane prinder te nje vajze, Daisy Dove, dhe duket se i kanë dhënë fund fejesës së tyre në heshtje.



















