Will Smith shfaqet në Copper Box Arena në Londër bashkë me futbollistin shqiptar, Ergys Pepaj, të dy duke formuar simbolin e shqiponjës me dy koka, një gjest që ka përfaqësuar krenari e lidhje me identitetin shqiptar.
Fotografia është publikuar fillimisht në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku momenti është përshkruar me emocion të veçantë. Gëzimi i momentit u kap në mënyrë origjinale dhe simbolika e shqiponjës shqiptare me dy koka u pëlqye nga aktori i madh, duke bërë që imazhi të ‘influencojë’ rrjete si TikTok, Instagram.
Si Pepaj ashtu edhe Smith ndanë një rast unik ku arti, sporti dhe identiteti kombëtar përplasen në një foto të vetme.
-
Teknologjia, a do të zëvendësojë njeriun?
25 Qershor, 18:17



















