KreuCelebrity

Zbulohet e vërteta e marrëdhënies së Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt!

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë dy nga personazhet e showbizit shqiptar më në qendër të vëmendjes kohëve të fundit. Përveç projekteve të tyre muzikore, vëmendje të madhe mediatike kanë marrë ndarjet e tyre nga ish-partnerët. Së fundmi Xhensila dhe Ledri u përfolën se kishin nisur një romancë. Prej disa kohësh ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, por kjo është mohuar nga të dy.

Ditën e djeshme në një intervistë për "Pushime on Top", Ledri Vula ka dhënë një përgjigje për këtë temë. I pyetur nga Eni Shehu se nëse do t'i kërkohej nga menaxheri që të lidhej me Xhensilën për të tërhequr vëmendjen mediatike a do të pranonte, Ledri u përgjigj:

"Jo, nuk funksionon kështu… Duhet të ekzistojë kimi, dashuri. Nuk mund të lidhem me dikë vetëm për ‘zhurmë mediatike’ apo për t’u dukur. Pa ndjenja, nuk shkon… nuk jemi kukulla..."

Shpesh herë në koncerte është shumë në dukje afrimiteti fizik që ata kanë me njëri-tjetrin gjatë performancës së skenë dhe gjithashtu fansat e akuzojnë Xhensilën se kërcimi dhe lëvizjet e saj janë ngacmuese dhe provokuese ndaj Ledrit.

Përgatiti: Libera Resulaj