KreuCelebrity

Shtëpia e re është gati, Kiara Tito publikon pamjet brenda banesës ku do të jetojë me Luizin!

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur të publikut. Ata e nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së "BBV", histori e cila vazhdoi dhe tashmë ata janë prindër të një vajze me emrin Luna.

Prej disa kohësh Kiara u kishte treguar ndjekësve të saj në rrjete sociale se shtëpia e tyre, ku do të jetojë bashkë me Luizin dhe Lunën, ishte ende duke u ndërtuar dhe rregulluar sipas preferencave të tyre. Epo duket se pritjes i erdhi fundi dhe tashmë ata të tre do të nisin të jetojnë në shtëpinë e tyre të re. Këtë na e ka treguar Kiara me një video të postuar në Instagram, ku na ka zbuluar ndryshimet e që i janë bërë shtëpisë dhe të gjithë ambjentin e përfunduar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elona Bakiu (@elona_bakiu)

Përgatiti: Libera Resulaj