Pasditen e së dielës, apartamenti i ish-banores së “Big Brother VIP”, Franceska Muratit, është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në një nga komplekset më të njohura të momentit në Tiranë.
Zjarri ka shpërthyer në banesën e Muratit, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë flakët që dalin nga ballkoni dhe një tym i dendur që përhapet në katin përkatës. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo nga vetë Franceska Murati, ndërkohë që raportimet e para konfirmojnë se nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri. Shkaqet e përfshirjes së apartamentit nga flakët mbeten ende të paqarta.
Ndërkohë kujtojmë se për këtë pronë Françeska kishte investuar një shumë prej rreth 500 mijë euro dhe ende nuk kishte nisur të jetonte aty, kjo për shkak të disa ndryshimeve që po i bënte ambjentit të shtëpisë.
Përgatiti: Libera Resulaj



















