Fifi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila ka arritur të bëhet shumë e pëlqyer me baladat e saj të dashurisë. Prej pak vitesh Fifi është bërë nënë e një djali dhe shpesh herë publikon momente nga jeta e saj, ku duket shumë e lumtur edhe me partnerin e saj, Adis Patushin.
Së fundmi e ftuar në podcastin e "Alketa Vejsiut, Fifi ka treguar disa momente nga jeta e saj, ndër to edhe për sakrificat që familja e saj ka bërë për të dhe karrierën e saj artistike. Ajo tregoi se nëna e saj shiti bizhuteritë e saj prej floriri p%r të mbledhur para që Fifi të vazhdonte të bënte muzikë.
"E mbaj mend sikur sot kur kam nisur të bëj muzikë, kur nëna ime mori florinjtë e saj dhe i shiti për të m’i dhënë mua, që të bëhesha unë..."- u shpreh Fifi
Ndër të tjera Fifi ka treguar se rruga e saj drejt suksesit që ka sot nuk ka qenë aspak e lehtë edhe nga gjendja e saj emocionale. Ajo shprehet se shpesh herë ka pasur kriza ankthi dhe një frikë e përhershme se do ta humbte frymëzimin në momentin më të papritur.
“Kisha një frikë çka nëse harroj çfarë jam duke shkruar, atë vijën meNëlodike që e kam bërë në kokë… çka nëse e harroj?”.
Së fundmi Fifi ka publikuar bashkëpunimin e ri muzikor me Egli Takon, i cili titullohet " SHUJ SHUJ".
Përgatiti: Libera Resulaj



















