KreuCelebrity

Fitoi 100 mijë euro, Big Basta zbulon si do t'i shpenzojë paratë e çmimit të madh nga "Ferma Vip"!

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, mes emocioneve dhe surprizave, Big Basta  u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku duke fituar çmimin prej 100 mijë euro.

Në një intervistë pas mbarimit të finales, Biga Basta tregoi se si do t'i shpenzonte paratë e fituara. Planet e tij kryesore janë për t'i investuar në promovimin e albumit të tij të ri, me të cilin ka qenë duke punuar më parë dhe për bashkëpunimin muzikor me Erandin që shpreson ta bëjë këtë verë.

“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij. Kam edhe këngën me Erandin që dua shumë ta publikoj këtë verë..."

 

Big Basta ka fituar zemrat e publikut dhe jo me fjalë të mëdha, por me sjellje të vogla që flasin shumë. Në një reality show ku të gjithë luajnë një rol, Big Basta ka zgjedhur të jetë ai vetë dhe kuptohet që kjo është arma e tij më e fortë.

Përgatiti: Libera Resulaj