Dy vjet me pare, u njoftua se balerina profesioniste Erisa Govaçi nuk do të ishte pjesë e “Dancing With The Stars” për gjashtë javë, pas një incidenti të ndodhur gjatë provave. Erisa u dëmtua duke bërë provat rutinë këtë javë me partnerin e saj të ri Enin.Moderatori vete u shpreh tejet i tronditur nga ngjarja, te cilen e pershkroi si traumatizuese. Ja cfare tha atehere Eni:
Eni Shehu: S’ka qenë një javë e lehtë, nga një padjeshkë përfundoi në një dëmtim, nga komunikimet nuk e di si do të jetë shëndeti i saj, ishte traumatizuese si ngjarje, mendoja më të keqen, e kam menduar edhe largimin.
Bora: Do duhet për disa javë të qëndrojë jashtë sallës së provave dhe Dancing.
Në një lidhje me skype nga shtëpia, Erisa mes lotësh i uroi fat Enit në rrugëtimin e tij në “DWTS”
Erisa: Mos u ndje fajtor, sepse ato janë insidente që ndodhin, jepi forca sepse e ke treguar që mund të bësh dhe mund të bësh shumë.
Bora: Lajmi i mirë është sepse do të rikupersohesh, shpresojmë që kjo të ndodhë shpejt dhe të të kemi në finalen e Dancing duke kërcyer.
Erisa: Faleminderit Top Channel, Ledionit, Sarws, gocave, faleminderit për dashurinë dhe nuk më keni bërë të ndihem sikur nuk jam aty.
Pas këtij aksidenti, Eni do ta vijojë rrugëtimin e tij në “Dancing With the Stars” me balerinën Ensa.