Vëllai i stilistit Festimi Isufi, i cili ndërroi jetë rreth një muaj më parë, u shpreh ne një intervistë për emisionin “Kosova Today”, Lulzim Isufi tha se dyshon që në ngjarje të jetë përfshirë edhe një person i tretë.
“Sipas informatave që kam vetë unë personalisht, pa Prokurori, pa asgjë, me sa e di unë, këtu është i përfshirë një i tretë. Ama pa qenë 100% i sigurt, nuk mund të them më shumë”, u shpreh ai.
Me tej shtoi se familja e të ndjerit nuk ka marrë ende raportin e autopsisë, i cili duhet të zbulojë shkakun e vdekjes. Po ashtu, shtoi se edhe hetuesit e dinë se ka një tjetër person të përfshirë në ngjarje.
“Akoma nuk e kemi marrë raportin e autopsisë. Nuk ka asgjë të sigurt, nuk kemi marrë asgjë”, deklaroi ai. “Besoj që edhe Prokuroria e di që ka edhe të tjerë të përfshirë. Ne nuk i përzihemi prokurorisë çfarë bën, por me sa kam informacion, është edhe një i tretë i përfshirë. Kam thënë që po dyshoj, por tani në bazë të informacioneve që kam, po besoj që kjo është e sigurt,” shtoi ai.
Ngjarja ndodhi më 9 maj në Prishtinë, ku u tha se pas një përplasjeje mes çiftit, Festim Isufi plagosi të dashurën e tij, Rina Malokun me thikë dhe më pas i dha fund jetës.E cuditshme megjithate ishte se ai kishte 7 plagë në zonën e qafës që "mësohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë”.