Hailey Bieber ka tentuar t`i fashise me nje veprim te thjesht aludimet qe shperthyen rreth saj dhe Justin Bieber: Modelja u pa sërish me unazën e martesës në dorë gjatë një daljeje në New York të shtunën mbrëma, vetëm një ditë pasi mungesa e saj shkaktoi reagime të forta në rrjet.
Të premten, 28-vjeçarja u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me Bieber, veçanërisht pas raportimeve për një debat të tensionuar mes tyre në Ditën e Babait. Sipas burimeve pranë çiftit, Hailey dyshohet se e ka quajtur Justin-in një “fëmijë të mallkuar” dhe i ka kërkuar të kërkojë ndihmë profesionale, pas postimeve të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale atë ditë.
Ndërkohë, rikthimi i unazës në dorën e saj duket si një përpjekje për të qetësuar zërat, edhe pse ende shume dyshime rrethojne gjendjen e vërtetë të martesës së tyre.