Xheneta Fetahu iu rikthye nje situate te krijuar ne BBV Kosova, duke ndarë një moment mjaft komik nga eksperienca e saj në shtëpinë e famshme. Gjatë një lidhjeje live në TikTok, ku ndodhej pranë Lela Seferit, ish-banorja rikujtoi një rast që ndodhi në natën e eliminimit të këngëtares Rovena Stefa.
Sipas modeles, ky ishte një nga momentet më qesharake të sezonit të tretë të reality show-t, veçanërisht për shkak të ironisë së situatës. Ajo tregoi se në prapaskenë, kur Rovena dhe Leonardo Gashi kishin mbetur të fundit përballë vendimit të publikut, këngëtarja e njohur i ishte afruar Leos me fjalë inkurajuese dhe motivuese.
“Më qesharake kur ka dalë Leo, kanë qenë të fundit Rovena me Leon dhe në prapaskenë Rovena Leos ia kap dorën dhe i thotë: ‘Leo, ty të presin shumë koncerte, shumë të mira’, dhe pas pesë minutave dëgjohet: ‘Banori që lë përfundimisht shtëpinë është Rovena Stefa’”, tregoi Xheneta me humor.