KreuCelebrity

Loredana është shtatzanë? Ja detajet që ngrenë dyshimet!

Loredana është një nga reperet shqiptare më të suksesshme me famë ndërkombëtare. Prej disa vitesh Lori po shijon romancën e saj me futbollistin gjerman Karim Adayemi dhe janë një nga çiftet më të komentuara. Edhe pse lidhja e saj e re ka patur shumë paragjykime dhe komente negative, duket se kjo gjë nuk e ka ndikuar fare Loredanën.

Së fundmi Loredana ka publikuar një foto të disa këpucëve për bebe që duket se ka në raftin e saj. Nga ngjyra duket se fëmija është një djalë dhe ndjekësit kanë aluduar menjëherë se Loredana është në pritje të një fëmije. Shpesh herë Loredana është aluduar për një shtatzani të mundshme dhe tashmë do të shohim se sa e vërtetë mund të jetë këtë herë.

Loredana ka edhe një vajzë me ish-partnerin e saj Mozzik, e cila quhet Hana dhe shpesh herë Lori publikon foto dhe video nga momentet me të.

Përgatiti: Libera Resulaj