KreuCelebrity

Operohet papritur Luiz Ejlli, publikon foto nga spitali!

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur të publikut. Ata e nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së "BBV", histori e cila vazhdoi dhe tashmë ata janë prindër të një vajze me emrin Luna.

Duket se së fundmi Luizi i është nështruar një operacioni në këmbë e këtë na e ka treguar vetë ai me një foto të postuar në Instastory. Këngëtari ka postuar një foto ku duket këmba e fashuar dhe tregon se më shumë i dhembën paratë që pagoi sesa vetë ndërhyrja.

"Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova te recepsioni për faturën, aty më filluan krizat...

Prej disa kohësh Kiara u kishte treguar ndjekësve të saj në rrjete sociale se shtëpia e tyre, ku do të jetojë bashkë me Luizin dhe Lunën, ishte ende duke u ndërtuar dhe rregulluar sipas preferencave të tyre. Epo duket se pritjes i erdhi fundi dhe tashmë ata të tre do të nisin të jetojnë në shtëpinë e tyre të re. 

Përgatiti: Libera Resulaj