KreuCelebrity

Dua Lipa rikthen fustanin e viteve ‘90, shkëlqen në festën pas Wembley-t!

Dua Lipa rikthen fustanin e viteve ‘90, shkëlqen në festën

Pasi performoi me mjaft sukses per dy netë në stadiumin Wembley, Dua Lipa e kremtoi ate moment  me një festë glamuroze në Londër, e shoqëruar nga i fejuari Callum Turner, familja, miqtë dhe yje të njohura të skenës britanike si Charli XCX dhe Lily Allen.

Për këtë rast special, ylli i popit zgjodhi të rikthejë një nga trendet më ikonike të viteve ’90, fustanin transparent. Ajo u shfaq me një krijim të zi Balenciaga nga koleksioni Resort 2026, të cilin e kombinoi me reçipeta dhe të brendshme të zeza, duke i dhënë një notë provokuese dhe elegante njëherazi.

Pamja u plotësua me një çantë dore të zezë Balenciaga dhe bizhuteri Bvlgari mahnitëse, përfshirë unazën e fejesës, një gjerdan të linjës Serpenti, si dhe vathë e unaza të rafinuara. Stili i Dua Lipës solli menjëherë ndër mend një tjetër moment të paharrueshëm të modës: paraqitjen ikonike të Kate Moss në vitin 1993 gjatë eventit “Elite Model Look”, cka e konfirmoi atë si simbol të modës së viteve ‘90.