KreuCelebrity

Johnny Depp: U bëra një kavje për lëvizjen MeToo!

Johnny Depp: U bëra një kavje për lëvizjen MeToo!

Johnny Depp i eshte rikthyer nje kapitulli te erret te jetes se tij. Ylli hollivudian dha një intervistë të re për Times, ku foli hapur për betejën e gjatë ligjore me ish-gruan e tij, Amber Heard. “Më duhej shumë kohë”, komentoi aktori 62-vjeçar, duke shtuar: “Të gjithë thanë se do të kalojë! Por unë nuk mund të mbështetem tek kjo. Çfarë do të kalojë? Narrativa që u ndërtua rreth gjithë botës së mallkuar? Jo, nuk do të kalojë.”

Siç shtoi ai: “Nëse nuk përpiqem të shpreh të vërtetën, do të jetë sikur kam kryer vërtet atë për të cilën akuzohem. Dhe fëmijët e mi do të duhet të jetojnë me këtë. Dhe fëmijët e tyre. Dhe fëmijët që kam takuar në spitale .”

Johnny Depp: U bëra një kavje për lëvizjen MeToo!

Në vitin 2022, Heard u shpall fajtore për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj. Sipas marrëveshjes së arritur nga avokatët e tyre, aktorja pagoi 1 milion dollarë dëmshpërblim për bamirësi.“Do t’ju tregoj se çfarë dhemb”, komenton Depp sot. “Ka njerëz, tani po mendoj për tre në veçanti, që luajtën ndyrë kundër meje. Dhe, shikoni, i kuptoj ata që nuk më mbrojtën sepse gjëja më e frikshme për ta do të ishte të bënin zgjedhjen e duhur .”

“Isha si një lloj kavje për MeToo. Kjo ishte para Harvey Weinstein,” theksoi aktori.