KreuCelebrity

Nga ftesa e dasmës, te dhuratat e ndaluara, zbulohen kërkesat e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez për të ftuarit e tyre!

 

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po i afrohen momentit të madh, çifti pritet të kurorëzojë dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Venecia. Për të ftuarit e tyre, kanë një kërkesë të veçantë: pa dhurata. Në ftesën e dashmës, Bezos dhe Sanchez shprehin mirënjohjen e tyre me këto fjalë:

“Jemi të emocionuar që ju kemi me ne! Kemi vetëm një kërkesë të hershme: ju lutem, mos jepni dhurata. Në vend të kësaj, po bëjmë donacione në nderin tuaj dhe në mirënjohje për udhëtimin tuaj në Venecia për të festuar me ne.”

 

Ftesa, e dërguar në maj, përfshin edhe emrat e tre organizatave bamirëse që çifti ka zgjedhur të mbështesë. Një prej tyre është Zyra e UNESCO-s në Venecia, ku donacionet do të shkojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit, e cilësuar si e pazëvendësueshme. Ky veprim i çiftit tregon dëshirën e tyre për të kthyer një moment personal në një akt me ndikim më të gjerë shoqëror.

Përveç kësaj, donacionet po bëhen për CORILA-n, për të restauruar ekosistemet e lagunës që mbrojnë të ardhmen e Venedikut, dhe për Universitetin Ndërkombëtar të Venedikut, për të mbështetur kërkimin dhe edukimin në zgjidhje të qëndrueshme. Ky veprim pasqyron dëshirën e çiftit për të kontribuar në mënyrë që të tjerët të mund të përjetojnë magjinë e qytetit italian.

Përgatiti: Libera Resulaj