KreuCelebrity

"Egla Ceno kishe telefon në dhomën e rrëfimit...", Liami zbulon sekretet e "BBV3"!

Ish-banori i "Big Brother Vip 3", Liam Mandiaro ka bërë një zhurmë të madhe së fundmi pasi ka hedhur akuza shumë të forta për produksionin e edicionit ku ka marrë pjesë. I ftuar në një media kosovare, Liami ka treguar se fituesja e "BBV3", Egla Ceno ka qenë e favorizuar nga produksioni dhe ka pasur në përdorim një telefon në dhomën e rrëfimit që ajo të fliste me familjarët dhe të merrte vesh se çfarë ndodhte jashtë, duke qenë kështu e favorizuar nga banorët e tjerë.

"Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen..."

Këto janë akuza shumë të rënda dhe aq më tepër që vijnë nga një ish-banor i atij edicionit, i cili gjithashtu shprehet se ka parë tabela me udhëzime në dhomën e rrëfimit, të cilat i kanë thënë se nuk janë për të, por që kanë ndikuar në rrjedhën e lojës dhe zgjedhjen e fituesit.

"Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final..."

Nuk dihet nëse këto deklarata të tij janë apo jo të vërteta, por ndoshta ndonjë ish-banorë tjetër

Përgatiti: Libera Resulaj