KreuCelebrity

Selvija zbulon marrëdhënien e Shpatit me djalin pas ndarjes: Po mundohem, por…

Selvija zbulon marrëdhënien e Shpatit me djalin pas ndarjes: Po

Pak javë pas ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao ka zgjedhur të thyejë heshtjen, duke folur për herë të parë mbi bashkëprindërimin me të dhe përkushtimin ndaj djalit të tyre, Roel.

Përmes një “Ask me questions” në Instagram, Selvije u pyet nga një ndjekës se si është të jetë njëkohësisht nënë dhe baba për Roelin. “Faleminderit, Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të.”, tha ajo. 

Selvija zbulon marrëdhënien e Shpatit me djalin pas ndarjes: Po

Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Selvije nuk nguroi të theksojë rolin e rëndësishëm të Shpatit në jetën e djalit të tyre: 

“Roeli ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit.”

Edhe vete kengetari e ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij duke zbuluar edhe shkakun. Me anë të një ‘InstaStory’ në Instagram, Shpati, ka nënkuptuar se  ka gabuar ai ndaj partneres së tij teksa zemerthyer shkruan: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të len!”