Gruas së Pierce Brosnan, Keely Shaye Smith, i është dashur të luftojë me kritikat mizore për peshën e saj gjatë gjithë martesës së çiftit. Megjithatë, së fundi, ajo është dobësuar shumë dhe fansat e vunë re. Në media thuhet se ka humbur 45 kilogramë.
Në vitin 2006, Keely i tha Vogue: "Unë kurrë nuk i shmangem formave të mia. Nuk fshihem kurrë me rroba të gjera." Pierce shtoi se gruaja e tij ishte "mahnitëse", duke thënë: "I dua format e gruas sime".
Fansat e Pierce gjithmonë e kanë lavdëruar mënyrën se si ai e ka treguar hapur sa shumë e adhuron Keely-n.
"Ne e duam shumë njëri-tjetrin", tha Pierce për Fox News në dhjetor 2023. "Të shikosh dikë të rritet me ty dhe të plaket me ty është një udhëtim shumë shpirtëror. Ne të gjithë ndryshojmë... çfarëdo që të jetë, flokët, beli. Por dashuria në zemër jo”, qe shprehur aktori i njohur.



















