I intervistuar gjatë koncertit të Alban Skënderajt pak kohë më parë në Milano, Ledri Vulaj u perball edhe me një pyetje ‘me spec’ nga gazetari: A do të lidhej me Xhensila Myrtezaj vetëm për ‘zhurmë mediatike’?
“Nuk shkon kështu, duket të kesh kimi, dashuri, nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, tha reperi i njohur.
Edhe pse Xhensila e ka mohuar lidhjen me Ledrin, e tregon se i ka bashkuar nje porojekt muzikor, komentuesit nuk ndalen, por vazhdojne te aludojne se mes tyre ka dicka.



















