Pas protestave masive ne Venecia, Jeff Bezos u detyrua ta zhvendose festën madhështore të dasmës jashtë qendrës historike të qytetit. Aktivistë dhe qytetarë atje flasin tani per një “fitore të jashtëzakonshme” .
Dasma tre-ditore e themeluesit të Amazon me prezantuesen televizive Lauren Sánchez, e mbushur me yje të njohur si Kim Kardashian, Mick Jagger dhe Leonardo DiCaprio, ishte planifikuar të kulmonte me një mbrëmje luksoze në “Scuola Grande della Misericordia” në zemër të Venecias. Por autoritetet lokale konfirmuan për BBC se aktiviteti final do të zhvendoset në Arsenale, një zonë më larg nga qendra e qytetit.
Grupet protestuese, përfshirë një që quhet “No Space for Bezos”, u shprehën të triumfueshëm.
“Jemi shumë krenarë për këtë! Ne jemi askush, nuk kemi para, nuk kemi asgjë,” tha Tommaso Cacciari për BBC. “Thjesht qytetarë që u organizuam dhe arritëm të largonim njërin prej njerëzve më të fuqishëm në botë dhe gjithë miliarderët nga qyteti ynë”, tha ai.
Sipas mediave, qindra të ftuar pritet të mbërrijnë me avionë privatë dhe jahtet e tyre luksoze, ndërsa pesë hotele janë rezervuar tërësisht, dhe ish-ushtarë amerikanë janë kontraktuar për siguri gjatë ceremonisë.



















