SHBA – Ish-presidenti Donald Trump nisi sërish një sulm të ashpër online mbrëmjen e së mërkurës, më 25 qershor, duke vënë në shënjestër mediat kryesore amerikane, CNN dhe The New York Times. Ai e justifikoi reagimin si një nevojë për të mbrojtur efektivitetin e sulmeve të fundit amerikane ndaj Iranit.
Trump sulmoi veçanërisht gazetaren e CNN, Natasha Bertrand, pas një raportimi që trajtonte programin bërthamor iranian dhe efektivitetin e sulmeve amerikane. Në postimet e tij në platformën Truth Social, Trump e akuzoi Bertrand për përhapje të “lajmeve të rreme” dhe kërkoi që ajo të shkarkohej menjëherë, duke përdorur një gjuhë fyese.
Artikulli i përmendur nga CNN sugjeronte se operacionet ushtarake të SHBA-së nuk kishin arritur rezultatet e pretenduara, diçka që administrata e Trump e ka mohuar vazhdimisht.
Natasha Bertrand duhet të pushohet nga puna nga CNN! E pashë për tre ditë duke transmetuar lajme të rreme. Ajo duhet të qortohet MENJËHERË dhe pastaj të hidhet jashtë "si qen". Ajo gënjeu për historinë e armëve bërthamore, duke u përpjekur të demoralizonte pilotët tanë Patriot, duke i bërë ata të dukeshin keq, kur në realitet ata po bënin një punë të shkëlqyer! Ajo nuk duhet të lejohet të punojë në CNN për lajme të rreme. Janë njerëz si ajo që kanë shkatërruar reputacionin e një rrjeti dikur të shkëlqyer. Qëndrimi i saj ishte kaq negativ, plus që ajo nuk ka atë që duhet për të qenë një korrespondente para kameras. Pushojeni Natashën!
-
-
Ndahet nga jeta aktorja e njohur italiane, Lea Massari!
26 Qershor, 11:58



















