KreuCelebrity

Familja Kardashian mbërrin në Venecia, gati për dasmën e Jeff Bezos and Lauren Sanchez!

 

Kardashianët u siguruan që e gjithë vëmendja të ishte mbi ta ndërsa mbërritën në Venecia ditën e sotme, përpara martesës prej 20 milionë dollarësh të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Kim, e cila së fundmi kaloi kohë në Paris me Lauren gjatë festës së saj të beqarisë dukej mahnitëse me një bluzë të vogël bandeau nga Balenciaga, e kombinuar me një fund të gjatë me motive të rrudhosura.

Ajo e kompletoi veshjen me çizme prej lëkure gjarpri dhe syze të mëdha dielli, ndërsa kishte hedhur një xhaketë të zezë sportive mbi supe. Pranë saj ishte Khloe, e cila rrezatonte glamour me një kostum të ngjitur pas trupit me print leopardi, që nxirrte në pah linjat e saj të famshme. Motrat shoqëroheshin nga nëna e tyre, Kris Jenner, e cila gjithashtu ishte veshur me të zeza, duke treguar siluetën e saj në një fustan me dekolte të thellë.

Familja Kardashian mbërrin në Venecia, gati për dasmën e

Ndërkohë, në anën tjetër të qytetit, nusja e ardhshme Lauren dhe i fejuari i saj Jeff dukeshin në humor të mirë teksa linin hotelin, një ditë para dasmës së tyre madhështore me shumë mundësi për të mirëpritur të sapoardhurit.