Para disa ditësh DJ PM festoi ditelindjen, por mes urimeve dhe emocioneve, ndjekësve nuk i shpetoi një detaj që nuk ka kaluar pa u komentuar, mungesën e çdo reagimi nga partnerja e tij, Sara Berisha. Dyshja e lidhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, është përfolur shpesh për lidhjen e tyre të ëmbël dhe të qëndrueshme. Mungesa e nje reagimi te Sarës në këtë ditë të veçantë për PM-në ka nxitur spekulime në rrjet, e shumë fansa që pyesin nëse mes tyre ka ndodhur diçka.
Së fundmi Sara ka publikuar një video nga pushimet e saj dhe komenti i Einxhel Shkirës ka marrë vëmendjen e gjithë ndjekësve. Në komentin e saj Einxhel ka përmendur Dj Pm duke nënkuptuar se ai ndodhet bashkë me Sarën me pushime.
Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?
Epo duket se Sara dhe Dj Pm edhe nëse kanë pasur një krisje të marrëdhënies së tyre janë rikthyer përsëri bashkë.



















