KreuBusull

U plagos me thikë pas sherrit në TikTok, NDËRRON JETË 15-vjeçari në QSUT!

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Reanimacionin Qendrorë të Spitalit “Nënë Tereza” 15 vjeçari E.B, i cili vetëm 7 ditë më parë është plagosur pas një sherri të nisur në rrjetin social Tik Tok.

Nga njoftimi zyrtar që ka siguruara Gazeta Shqip, bëhet me dije se i mituri kishte plagë në trup e pranë zemrës, çka ka rezultuar fatale për të

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 thuajse 1 javë më parë, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësojnë të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.

Në njoftim thuhej:

“Ne Reanimacionin Qendrore te Spitalit Nene Tereza, ka ardhur nga qyteti Durresit 7 (shtate) dite me pare per ndihme mjeksore shtetasi i mitur E.B. 15 vjec, i cili kishte nje plage ne trup ne pjesen e gjoksit, goditje me thike. Dhe per pasoje diten e sotme ka nderruar jete. Ne lidhje me kete problematike u njoftua ambulanca morgut, si dhe DVP, Durres. Po kryhen veprimet hetimore"