KreuBusull

Shorti i Botërorit 2026! Shqipëria në grupin e “mallkuar”!

-Në Uashington u hodh shorti i Botërorit, ku u përcaktuan edhe grupet për turneu më të madh të futbollit, që këtë herë do të zhvillohet me 48 ekipe, më shumë se çdo botëror tjetër në histori. 

Kombëtaret mësuan grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut. Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”-it.

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për Kupën e Botës 2026, por gjithçka varet nga rezultati i ndeshjeve të play-off-it, që do të zhvillohen në mars të vitit 2026. Nëse arrin të kualifikohet në Botëror pas dy ndeshjeve të play off në mars, Shqipëria do të jetë në grupin F, me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Kosova, nëse do të kualifikohet, atëherë do të luajë në Grupin D, aty ku bënë pjesë një nga vendet organizatore, SHBA-ja, Australia dhe Paraguai.

GRUPET

GRUPI A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Play-Off UEFA D

GRUPI B: Kanada, Play-Off UEFA A, Katar, Zvicër

GRUPI C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

GRUPI D: SHBA, Paraguai, Australi, Play-Off UEFA C (Kosova)

GRUPI E: Gjermani, Kuraçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

GRUPI F: Holandë, Japoni, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Tunizi

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re

GRUPI H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabi Saudite, Uruguai

GRUPI I: Francë, Senegal, Play-Off ndërkontinental 1, Norvegji

GRUPI J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)

GRUPI L: Angli, Kroaci, Panama, Gana