KreuBusull

Izraeli pranohet në Eurovizion, 3 vende e bojkotojnë

Izraeli pranohet në Eurovizion, 3 vende e bojkotojnë

Eurovision ka votuar në favor të pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e ardhshëm 2026.  Në ditën e parë të Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së, më 4 dhjetor në Gjenevë, që u konfirmua pjesëmarrja e të gjitha vendeve në Festivalin e Këngës në Eurovision. Zgjedhja u formalizua pas një votimi të fshehtë të anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU). Vendimi u mirëprit nga Izraeli dhe presidenti Isaac Herzog tha se vendi i tij meriton të përfaqësohet në të gjitha skenat e botës.

Por pas këtij njoftimi, tre vende kanë deklaruar tërheqjen e tyre. Spanja, Holanda dhe Irlanda kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit, i cili është planifikuar të mbahet në Vjenë.

Holanda deklaroi se pjesëmarrja e saj nuk është në përputhje me vlerat themelore publike, duke zyrtarizuar edhe mospjesëmarrjen. Po ashtu RTÉ, transmetuesi publik i Dublinit njoftoi tërheqjen, duke theksuar se humbjet e tmerrshme të jetës në Gaza dhe kriza humanitare vazhdon të rrezikojë jetën e civilëve. Në fakt, edhe vende si: Sllovenia, Islanda dhe Finlanda kishin treguar ngurrim për pjesëmarrja e tyre, por ende nuk ka një vendim zyrtar nga ana e tyre.

Nga ana tjetër Asambleja e Përgjithshme e EBU-së votoi dhe miratoi rregullat e reja për konkursin e këngës, me qëllim garantimin e pjesëmarrjes, duke synuar një rregullore e cila ka si qëllim të forcojnë besimin, transparencën dhe neutralitetin e eventit më të madh evropian muzikor.