KreuBusull

Pse zgjohemi pak minuta para alarmit? Shkenca jep përgjigjen

Pse zgjohemi pak minuta para alarmit? Shkenca jep përgjigjen
Shumë njerëz kanë përjetuar të njëjtën situatë: hapin sytë vetëm pak minuta para se të bjerë alarmi. Edhe pse duket si rastësi, shkencëtarët thonë se pas këtij fenomeni fshihet një mekanizëm i jashtëzakonshëm i trupit.

Sipas ekspertëve të gjumit, organizmi ynë ka një “orë të brendshme biologjike” që mëson rutinën e përditshme. Kur zgjohemi vazhdimisht në të njëjtën orë, trupi fillon të përgatitet paraprakisht për momentin e zgjimit.

Pak para kohës së zakonshme të ngritjes, niveli i disa hormoneve ndryshon, duke e bërë organizmin më vigjilent dhe gati për t’u zgjuar.

Kjo është arsyeja pse shumë persona zgjohen spontanisht para alarmit, veçanërisht kur kanë një orar të rregullt gjumi. Sipas specialistëve, kjo konsiderohet një shenjë se ritmi biologjik po funksionon normalisht.