KreuBusull

Votimi në Eurovision detyron drejtorin e përgjithshëm të Radiotelevizionit Moldav të jap dorëheqjen

Votimi në Eurovision detyron drejtorin e përgjithshëm të

Në Moldavi kanë shpërthyer protesta të gjera publike pas votimit të fundjavës së kaluar në Eurovision Song Contest, duke çuar në dorëheqjen e kreut të transmetuesit publik të radios dhe televizionit të vendit.

Qindra fansa reaguan në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër jurinë e Moldavisë për dhënien e vetëm 3 pikëve për Rumaninë fqinje, një vend me të cilin Moldavia ka lidhje të forta gjuhësore dhe kulturore.

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Moldavisë, Vlad Țurcanu, deklaroi në një konferencë të thirrur me urgjencë se dorëheqja ishte vendimi i tij personal.

“Ne u distancuam nga votimi i jurisë, por përgjegjësia mbetet jonë, dhe mbi të gjitha e imja si drejtues i institucionit,” u shpreh ai.

Ngjarja ka nxjerrë në pah ndikimin e rrjeteve sociale në një nga vendet më të varfra të Evropës, e cila synon integrimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 dhe ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Në votimin e jurisë, Moldavia i dha 12 pikë Polonisë dhe 10 pikë Izraelit, ndërsa Ukraina nuk mori asnjë pikë. Ndërkohë, shikuesit e televizionit i dhanë 12 pikë Rumanisë, e cila u përfaqësua nga Alexandra Căpitănescu.

Reagimet publike ishin të forta, sidomos për mungesën e pikëve për Ukrainën. Ish-ministri i Mbrojtjes, Anatol Șalaru, deklaroi në Facebook se “vota e njerëzve të zakonshëm është ajo që ka rëndësi”.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Moldavisë në konkurs, Satoshi, tha se mbështetja e madhe për Rumaninë pasqyron “opinionin real të shoqërisë”.