KreuBusull

Incident me flamurin e Kosovës në Eurovision, përplasje me delegacionin serb

Incident me flamurin e Kosovës në Eurovision, përplasje me
Gazetari Alberti Limani ka bërë publik një incident që sipas tij ka ndodhur në Qendrën e Mediave në Vienë gjatë festimeve për performancën e Shqipërisë në Eurovision.

Përmes një postimi në Facebook, Limani tregoi se teksa ndodhej me kolegë të tjerë duke festuar, një grua nga delegacioni i Serbisë është afruar dhe ka kërkuar që të hiqej flamuri i Kosovës, duke thënë: “Ky flamur nuk lejohet këtu”.

Sipas tij, gruaja tentoi ta prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe situata u mbyll aty.

Në reagimin e tij, Limani theksoi se flamuri i Kosovës “do të valojë dhe do të lejohet gjithkund”, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij do ta mbrojnë atë “me çdo kusht”.