
Në një kohë kur angazhimi i të rinjve po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, emra të rinj po spikasin për përkushtimin dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën shkollore dhe sociale. Mes tyre është edhe Krenar Dunga, një nxënës 15-vjeçar që po ndërton hap pas hapi profilin e tij si një i ri aktiv dhe i përfshirë.
Nxënës në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, Krenari dallohet për rezultate shumë të mira në mësime, ndërsa paralelisht merr pjesë në aktivitete me karakter shkencor, rinor dhe social. Përfshirja e tij shtrihet edhe në strukturat përfaqësuese të nxënësve, ku aktualisht mban rolin e Ministrit në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, si dhe është Kryetar i Komisionit të Shkencës, Robotikës dhe Inovacionit.
Në nivel lokal, ai ushtron detyrën e Presidentit të ZVA Kamëz dhe është drejtues i Rrjetit të Qeverive të Nxënësve për këtë zonë, duke qenë pjesë e nismave që synojnë rritjen e zërit dhe përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje.
Rrugëtimi i tij mbetet ende në fillimet e veta, por angazhimi dhe përkushtimi që tregon e vendosin mes të rinjve që po kontribuojnë në mënyrën e tyre në jetën shkollore dhe komunitare.
