KreuBusull

Sylvinho largohet nga Kombëtarja, FSHF zbulon sot trajnerin e ri

Sylvinho largohet nga Kombëtarja, FSHF zbulon sot trajnerin e ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin brazilian Sylvinho, duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të Kombëtares kuqezi.

Lajmi është bërë publik përmes një komunikate zyrtare, ku FSHF njofton se në orën 10:00 do të zhvillohet edhe prezantimi i trajnerit të ri në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023 dhe arriti të shkruajë historinë që në sezonin e tij të parë, duke kualifikuar Kombëtaren në Euro 2024 si kryesuese e grupit eliminator.

Nën drejtimin e teknikut brazilian, kuqezinjtë realizuan edhe një tjetër rrugëtim pozitiv në kualifikueset e Botërorit 2026, duke e mbyllur grupin pas Anglisë dhe përpara Serbisë. Shqipëria siguroi një vend në “play-off”, por u eliminua nga Polonia në gjysmëfinale.

Tashmë pritet me interes emri që do të marrë drejtimin e Kombëtares për objektivat e ardhshëm.