
Ka net që nuk i harron sepse gjithçka shkon perfekt. Dhe ka net që mbeten gjatë në mendje sepse fillojnë me kaos.
16 maji ishte pikërisht një natë e tillë.
Shiu i fortë ndryshoi gjithçka vetëm pak orë përpara nisjes së Zamna Tirana. Lokacioni fillestar nuk mund të përdorej më dhe organizatorët morën një vendim të shpejtë: Pallati i Kongreseve.

Një zgjedhje që askush nuk e kishte imagjinuar, por që rezultoi perfekte.
Për herë të parë, një nga ndërtesat më ikonike të Tiranës u kthye në një skenë rave. Sallat që zakonisht lidhen me evente zyrtare, konferenca apo festivale tradicionale, u mbushën me melodic techno, vizualë futuristë dhe mijëra njerëz që lëviznin në të njëjtin ritëm.

Dhe ndoshta pikërisht ky kontrast e bëri natën aq të fortë.
Zamna, festivali global i lindur në Tulum dhe tashmë prezent në Ibiza, Madrid, Amsterdam dhe destinacione të tjera ndërkombëtare, erdhi për herë të dytë në Shqipëri me një edicion dukshëm më të madh.

Argia hapi natën me tingullin e saj elegant dhe atmosferik. Øostil solli tensionin gradual që e mban publikun vazhdimisht në lëvizje. Miss Monique e ngriti energjinë edhe më shumë, ndërsa ARTBAT e mbylli natën me një performancë që për disa orë e bëri të dukej sikur Tirana ishte zhvendosur diku mes Berlinit dhe Tulum.
Rreth 5-6 mijë njerëz ishin pjesë e eventit, mes tyre edhe komuniteti ndërkombëtar i Zamna që ndjek festivalin në çdo qytet ku organizohet.

Një nga hapësirat më aktive të mbrëmjes ishte zona e IQOS, partner global i Zamna. E menduar si një experience corner, zona kombinonte dizajnin, social interaction dhe aktivizime si buzzwire challenge, Jenga dhe ring game për duhan pirësit dhe përdoruesit e rritur.

Të rriturit përdorues të produkteve me nikotinë mund të fitonin merchandise të ndryshme, ndërsa atmosfera aty kishte energjinëe vet, njerëz që ndalonin për pak, flisnin, qeshnin dhe riktheheshin sërish në pistë.
Por ajo që e bëri natën të funksiononte realisht ishte ndjesia kolektive.

Nuk kishte rëndësi kush kishte ardhur nga jashtë dhe kush ishte nga Tirana. Për disa orë, të gjithë ishin pjesë e të njëjtit ritëm.
Dhe kur një qytet arrin të krijojë atë lloj energjie, e kupton që nuk bëhet më fjalë vetëm për një event.

Bëhet fjalë për një moment që ndryshon mënyrën si e sheh skenën e tij kulturore.

