KreuBusull

Përqafimi i Lionel Mesit me gazetaren Sofi Martinez ndez sërish rrjetin: Rikthehen thashethemet

Përqafimi i Lionel Mesit me gazetaren Sofi Martinez ndez sërish
Mjaftoi një përqafim pas ndeshjes që emri i Lionel Mesit të rikthehej në qendër të diskutimeve, jo për paraqitjen në fushë, por për raportin e tij me gazetaren argjentinase Sofi Martinez.

Dyshja u takua në zonën miks pas sfidës me Kepin e Gjelbër, ku Mesi u ndal për ta përshëndetur. Ata u përqafuan ngrohtësisht, ndërsa gazetarja e puthi në faqe, një moment që u kap nga kamerat dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, Mesi iu drejtua me humor gazetares duke thënë: “Nëse të shoh, thonë pse e pe. Nëse të përshëndes, thonë pse e përshëndete.”

Sofi Martinez iu përgjigj: “E vlerësoj atë që the dhe të falënderoj për fjalët e tua”, përpara se intervista të vijonte me pyetje rreth ndeshjes.

Ky moment ka rikthyer kujtimet e Botërorit të vitit 2022, kur intervistat mes Mesit dhe Sofi Martinez, si edhe mënyra se si komunikonin me njëri-tjetrin, u bënë objekt i shumë spekulimeve në media dhe rrjete sociale. Në atë periudhë qarkulluan aludime për një afërsi mes tyre, megjithëse asnjëri nuk i komentoi kurrë këto zëra.

Edhe këtë herë, pamjet kanë ndezur reagime të shumta në internet, me përdoruesit që kanë rikthyer diskutimet e vjetra rreth marrëdhënies së futbollistit argjentinas me gazetaren. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që lidhja mes tyre shkon përtej një raporti profesional dhe miqësor.