KreuBusull

Milani bën goditjen më të madhe në histori, zyrtarizon Gonçalo Ramos për 80 milionë euro

Milani bën goditjen më të madhe në histori, zyrtarizon
Milani ka konfirmuar një nga transferimet më të rëndësishme të kësaj vere, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit portugez Gonçalo Ramos nga Paris Saint-Germain.

Klubi kuqezi e bëri njoftimin në mënyrë origjinale në rrjetet sociale, duke publikuar një imazh të lojtarit në siluetë, të shoqëruar me mesazhin: “Nuk ka nevojë për prezantim.”

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Milani do të paguajë 64 milionë euro si shumë fikse, ndërsa edhe 16 milionë euro të tjera janë parashikuar në formën e bonuseve, duke e çuar vlerën totale të operacionit në 80 milionë euro.

Me këtë transferim, Gonçalo Ramos bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit kuqezi, një investim që tregon ambiciet e Milanit për sezonin e ri dhe rikthimin në majat e futbollit evropian.