KreuBusull

Larry, maçoku legjendar i Downing Street, pret kryeministrin e shtatë të Britanisë

Larry, maçoku legjendar i Downing Street, pret kryeministrin e
Ndërsa në Britaninë e Madhe po zhvillohen diskutimet për pasuesin e kryeministrit Keir Starmer, vëmendja është kthyer edhe një herë te një prej banorëve më të njohur të Downing Street 10 – maçokut Larry.

Larry mban titullin zyrtar “Chief Mouser to the Cabinet Office” (Kryemacoku i Zyrës së Kabinetit) dhe prej vitit 2011 është një figurë e pandashme e rezidencës së kryeministrit britanik.

Gjatë qëndrimit të tij në Downing Street, ai ka parë nga afër ndërrimin e disa liderëve të qeverisë britanike, duke shërbyer gjatë mandateve të David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe Keir Starmer.

Me largimin e Starmer, Larry pritet të mirëpresë edhe kryeministrin e tij të shtatë, duke vazhduar traditën si “banori” më jetëgjatë dhe një nga figurat më të dashura të Downing Street.