
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë, si edhe nga drejtimi i Partisë Laburiste.
Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të publikuar nga “10 Downing Street”, ku Starmer theksoi se vendimin e ka marrë duke vënë interesin e vendit në radhë të parë.
Në fjalimin e tij, ai falënderoi bashkëshorten e tij, Vic, duke e cilësuar si mbështetjen më të madhe gjatë gjithë karrierës politike. Starmer u shpreh gjithashtu se dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe të jetë “babai më i mirë i mundshëm” për fëmijët e tij, të cilët i përshkroi si burimin më të madh të lumturisë dhe krenarisë në jetën e tij.
Dorëheqja e tij vjen në një moment sfidues për Partinë Laburiste, e cila prej kohësh është përballur me tensione të brendshme, përçarje në radhët e qeverisë dhe kërkesa të vazhdueshme për ndryshim në lidership.
