KreuBusull

Probleme me Instagram, Facebook dhe Messenger, përdoruesit raportojnë ndërprerje të shërbimeve të Meta-s

Probleme me Instagram, Facebook dhe Messenger, përdoruesit raportojnë
Miliona përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme me platformat e Meta-s, përfshirë Instagramin, Facebook-un dhe Messenger-in, gjatë orëve të fundit.

Shumë prej tyre janë përballur me vështirësi në aksesimin e llogarive të tyre, ndërsa të tjerë kanë raportuar shkëputje të shpeshta gjatë përdorimit të aplikacioneve.

Edhe përdoruesit që kanë arritur të lidhen me llogaritë e tyre kanë hasur probleme me funksione të ndryshme, përfshirë publikimin dhe shikimin e “Story”-ve.

Ndërprerjet dhe vështirësitë në përdorimin e shërbimeve të Meta-s janë raportuar në disa vende, ndërsa përdoruesit po ndajnë ankesat e tyre në rrjetet sociale.