KreuBusull

Botërori 2026 thyen rekorde, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

Botërori 2026 thyen rekorde, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen
Ceremonia hapëse e Kupës së Botës 2026 ka vendosur standarde të reja të audiencës globale, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të ndjekura në historinë e sportit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe të dhënave të publikuara në rrjete sociale, ceremonia e zhvilluar në stadiumin legjendar “Azteca” është ndjekur drejtpërdrejt nga mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën, një shifër që tejkalon me diferencë evenimentet e tjera sportive.

Për krahasim, finalja e fundit e Super Bowl, e cila tërhoqi vëmendje të madhe edhe falë performancës së artistit Bad Bunny, mendohet të jetë ndjekur nga rreth 600 milionë shikues në nivel global.

Kjo do të thotë se ceremonia hapëse e Botërorit 2026 ka regjistruar një audiencë dukshëm më të lartë se finalja e Super Bowl, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm që ka Kupa e Botës në publikun ndërkombëtar.

Ndërkohë, pritshmëritë janë që finalja e Botërorit 2026 të arrijë shifra edhe më të larta shikueshmërie, duke pasur parasysh se tradicionalisht ndeshja vendimtare tërheq një audiencë më të madhe se ceremonia hapëse.