KreuBusull

Britania e Madhe planifikon të ndalojë rrjetet sociale për të rinjtë nën 16 vjeç

Britania e Madhe planifikon të ndalojë rrjetet sociale për
Qeveria britanike ka njoftuar se synon të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16-vjeçare, në kuadër të përpjekjeve për të rritur sigurinë e tyre në internet.

Kryeministri Keir Starmer deklaroi se autoritetet po punojnë për miratimin e rregullores përkatëse brenda fundit të vitit, me qëllim që masat e reja të hyjnë në fuqi gjatë muajve të parë të vitit të ardhshëm.

“Shpresojmë që legjislacioni të miratohet para Krishtlindjeve dhe ndalimi të zbatohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndoshta në pranverë”, u shpreh Starmer.

Ai theksoi se vendimi është marrë me kujdes dhe se rrjetet sociale kanë sjellë edhe përfitime për të rinjtë, por sipas tij, mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e botës digjitale mbetet prioritet.

Mbretëria e Bashkuar ndjek kështu shembullin e Australisë, e cila vitin e kaluar u bë vendi i parë që vendosi kufizime të tilla për përdorimin e platformave sociale nga të miturit.