KreuBusull

Zyrtare: Julian Nagelsmann largohet nga drejtimi i Gjermanisë, DFB nis kontaktet me Jurgen Klopp

Zyrtare: Julian Nagelsmann largohet nga drejtimi i Gjermanisë, DFB nis
Julian Nagelsmann nuk është më trajner i kombëtares së Gjermanisë. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se ka pranuar dorëheqjen e teknikut, pas eliminimit të “Pancerave” nga Kupa e Botës me penallti ndaj Paraguait në fazën e 1/16-ave.

Në deklaratën zyrtare, DFB bëri të ditur se ka nisur menjëherë kontaktet me Jurgen Klopp, aktualisht Drejtor i Global Soccer te Red Bull dhe ish-trajner i Borussia Dortmund dhe Liverpool, si kandidatin kryesor për ta pasuar Nagelsmannin. Sipas raportimeve, Klopp ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë drejtimin e kombëtares.

“Federata Gjermane e Futbollit falënderon Julian Nagelsmann për punën e tij që nga shtatori i vitit 2023”, deklaroi presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf.

“Ai u dallua për përkushtimin e madh, ambicien e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e tij. Është një person me integritet, që gëzon respektin e të gjithëve.”

Sipas DFB-së, ishte vetë Nagelsmann ai që kërkoi të largohej pas dështimit në Kupën e Botës.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë. Objektivi im ka qenë gjithmonë suksesi i ekipit. Pas një zhgënjimi kaq të madh, besoj se kombëtarja ka nevojë për një fillim të ri. Më vjen keq që zhgënjyem tifozët tanë, të cilët meritonin shumë më tepër”, u shpreh Nagelsmann.

Edhe drejtori sportiv i DFB-së, Rudi Völler, vlerësoi vendimin e trajnerit, duke theksuar se ai mori përgjegjësinë për rezultatet.

“Vendimi i tij meriton respekt. Ai vendosi interesin e ekipit kombëtar mbi gjithçka tjetër. Julian është një trajner i shkëlqyer dhe jam i bindur se do të vazhdojë të ketë sukses në karrierën e tij.

”Federata njoftoi gjithashtu se nga stafi teknik do të largohen edhe ndihmëstrajnerët Benjamin Glück dhe Benjamin Hübner.