Aktori legjendar Dick Van Dyke është parë së fundmi në Los Angeles duke përdorur paterica gjatë një shëtitjeje me bashkëshorten e tij, Arlene Silver, 54 vjeçe.
Sipas fotove të publikuara nga Page Six, çifti u ndal edhe në një Starbucks gjatë daljes së tyre të martën. Van Dyke kishte veshur tuta blu të errët dhe një këmishë të bardhë me jakë, ndërsa Silver ishte me një bluzë të zezë me shpatulla të zbuluara dhe pantallona të zeza. Në një moment, ajo e ndihmoi aktorin 100-vjeçar të dilte nga makina dhe të lëvizte më lehtë me paterica.

Pavarësisht kësaj, Van Dyke dukej në humor të mirë. Dalja vjen pas një paraqitjeje të mëparshme publike në prill, në hapjen e një qendre urgjence në Malibu, ku ai u pa duke përdorur një bastun dhe duke biseduar e buzëqeshur me të pranishmit, përfshirë muzikantin Herb Alpert.


Van Dyke dhe Silver janë martuar në vitin 2012. Aktori ka folur shpesh për ndikimin pozitiv që bashkëshortja ka në jetën e tij, pavarësisht diferencën së moshës, duke thënë se ajo e mban aktiv dhe i jep energji në vitet e mëvonshme të jetës.
Në një intervistë të mëparshme, ylli i “Mary Poppins” dhe “The Dick Van Dyke Show” tha se nuk e frikëson vdekja, por do të donte “pak më tepër jetë”.
