KreuCelebrity

"Zyrtarisht të martuar" Taylor Swift dhe Travis Kelce i thonë "Po" njëri-tjetrit, Adam Sandler drejton ceremoninë

"Zyrtarisht të martuar" Taylor Swift dhe Travis Kelce i

Taylor Swift dhe Travis Kelce i kanë dhënë fund beqarisë. Këngëtarja e famshme dhe ylli i NFL-së u martuan mbrëmjen e djeshme të 3 korrikut në një ceremoni luksoze të zhvilluar në Madison Square Garden, në New York.

Ceremonia mblodhi familjarë, miq të ngushtë dhe një numër të madh personazhesh të njohur nga bota e muzikës, kinemasë dhe sportit. Taylor veshi një fustan të krijuar posaçërisht nga Christian Dior Haute Couture, ndërsa Travis u shfaq me një kostum të personalizuar nga e njëjta shtëpi mode. Të dy kompletuan pamjen me këpucë Christian Louboutin, ndërsa Swift zgjodhi bizhuteri Cartier.

Çifti vendosi të mos kishte shoqëruese të nuses apo shoqërues të dhëndrit. Vëllai i Taylor, Austin Swift, ishte "Man of Honor", ndërsa vëllai i Travis, Jason Kelce, mbajti rolin e "Best Man". Ceremonia u drejtua nga aktori dhe miku i tyre Adam Sandler.

Pas shkëmbimit të betimeve, ekranet gjigante jashtë Madison Square Garden shfaqën mesazhin "JUST&T MARRIED!", duke festuar martesën e një prej çifteve më të përfolur në botë.

Ndërtesa Empire State, një nga rrokaqiejt më të famshëm në botë, u ndriçua me blu në nder të dasmës së tyre.

 



Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025, pas më shumë se dy vitesh lidhje. Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2023, pasi Kelce kishte rrëfyer publikisht se kishte tentuar t'i dhuronte Swift një byzylyk me numrin e tij të telefonit gjatë një koncerti të Eras Tour.