KreuCelebrity

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit të dytë

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit të
Sara Gjordeni dhe Bardhi po shijojnë një tjetër kapitull të bukur në jetën e tyre familjare. Çifti, i cili së shpejti do të bëhet prindër për herë të dytë, ka ndarë me ndjekësit një tjetër lajm të veçantë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se foshnja që po presin është vajzë. Kështu, vajza e tyre e parë, Nea, do të bëhet motër e madhe e një tjetër princeshe.

Momenti i zbulimit të gjinisë u realizua në një mënyrë simbolike dhe emocionuese. Në video shihet Nea duke prekur tortën e përgatitur për këtë rast, ndërsa mbushja rozë konfirmon se në familjen e tyre do të vijë një tjetër vajzë.

Lajmi për shtatzëninë u bë publik disa javë më parë nga vetë Sara, gjatë puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “She’s on Top”, duke surprizuar publikun.

Menjëherë pas publikimit të videos, çifti është përmbytur nga urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët u kanë uruar shëndet dhe lumturi për zgjerimin e familjes.