KreuCelebrity

Surprizë ditëlindjeje për Bertan Asllanin në setin e serialit të ri

Xhirimet e serialit të ri ambicioz të ATV-së, “Mercan Köşk”, po vijojnë me ritëm të lartë në atmosferën historike dhe magjepsëse të Tarsusit qytetit të bukur turk, ndërsa produksioni po përgatitet për sezonin e ri televiziv.

Në setin e serialit, këtë herë kamerat kanë kapur një moment të veçantë dhe plot gëzim: aktori Bertan Asllani, i cili interpreton personazhin Toprak, ka festuar ditëlindjen e tij me një surprizë të organizuar nga kolegët e kastit. Asllani është aktor me origjinë shqiptare, i njohur për rolet e tij në produksione të ndryshme televizive.

Gjatë një pushimi të shkurtër nga xhirimet, aktori ka prerë tortën e ditëlindjes, duke ndarë emocionet dhe gëzimin me kolegët dhe ekipin e produksionit. Festa u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë, e mbushur me të qeshura dhe duartrokitje.

Pas momentit festiv, ekipi u rikthye sërish në xhirime për “Mercan Köşk”, seriali që pritet të sjellë një histori të re për publikun në sezonin e ardhshëm në ekranet e ATV-së.



Prej kohësh Bertan Asllani ka nisur karrierën e tij në aktrim në shtetin fqinj duke korrur mjaft sukses me rolet e tij.