Një çifti që po vizitonin Stambollin u befasuan kur gjetën një shënim të çuditshëm të pronarit të Airbnb të ngjitur mbi krevatin e apartamentit që kishin marrë me qira.
Çifti nga Suedia, ndau foton e shënimit në rrjetet sociale, i cili lexonte: “Përdoreni vetëm për të fjetur / asnjë aktivitet tjetër.” Çifti tha se nuk e priste këtë rregull dhe shtuan se nuk ishte i vetmi lajm i tillë që panë në apartament.
Një tjetër fotografi tregonte një etiketë në telekomandën e televizorit që thoshte: “Përdoreni vetëm për ndezje/fikje të TV-së.” Përveç kësaj, një tjetër shënim paralajmëronte se fqinjët ishin shumë të ndjeshëm ndaj zhurmës. Çifti tha se ka kuptuar që këto rregulla lidhen me fqinjët dhe nuk do t’i ndikojnë tek përshtypjet e tyre për qytetin.

“Mesazhi ynë është që këto shënime nuk duhet të ndikojnë në perceptimin për Stambollin. Është një qytet i mrekullueshëm, me njerëz fantastikë dhe ne u ndjemë shumë të mirëpritur,” thanë ata.
Komentuesit në Reddit kanë shpërndarë teori të ndryshme për rregullin e veçantë:
Disa mendojnë se shënimi tregon që pronari nuk planifikon të lajë çarçafët.
Të tjerë sugjerojnë se krevati mund të mos jetë i fortë dhe nuk i reziston aktiviteteve të tjera përveç gjumit.
Një teori tjetër është se pronari është traumatizuar nga çifte që më parë kishin lënë vendin rrëmujë
Airbnb tha për Newsweek se nuk ka mundur të verifikojë nëse kjo është një listim zyrtar, por theksoi se rregullat e shtëpisë duhet të zbulohen para rezervimit dhe që ekipi i tyre mbështetës është në dispozicion 24/7 për çfarëdo problemi gjatë qëndrimit.
Kjo histori ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke bërë përdoruesit të qeshin dhe të mendojnë për rregulla të çuditshme që mund të hasin gjatë udhëtimeve.
