KreuBusull

Ngjarje e rëndë në Fier: Burri abuzon seksualisht me vajzën me probleme të shëndetit mendore

Ngjarje e rëndë në Fier: Burri abuzon seksualisht me vajzën

Një rast i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një person është dërguar në gjyq nga Prokuroria, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një vajzë e cila nuk ishte në gjendje të mbrohej.

Hetimet nisën pas denoncimit të të dëmtuarës, K.Ç., e cila më pas zbuloi se ishte shtatzënë për dy muaj. Ekspertiza psikiatrike tregoi se vajza ka një zhvillim intelektual të ngadaltë, krahasuar me atë të një fëmije 6-vjeçar.

Autoritetet kryen analiza gjenetike mbi fetusin e abortuar dhe mbi të dyshuarin, M.Ç., të cilat treguan një lidhje të drejtpërdrejtë babë-bijë.

E dëmtuara ka pohuar se marrëdhëniet seksuale me M.Ç. u kryen pa dëshirën e saj dhe në banesën e saj, duke konfirmuar kështu abuzimin. Deklarime të tjera të saj dhe dëshmi shtesë përforcuan këtë fakt.

Prokuroria deklaroi se M.Ç. ka përfituar nga situata e vështirë ekonomike, gjendja mendore dhe familjare e vajzës për të kryer veprën e tij, dhe se ai u ndalua menjëherë pas zbardhjes së ngjarjes.

Rasti ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të tij.

Tags:

fier