
Në Brazil, erërat e forta rrëzuan një statujë 24 metra të lartë të ngjashme me Statujën Amerikane të Lirisë, raportuan mediat lokale. Incidenti ndodhi në qytetin Guaiba, në shtetin e Rio Grande do Sul, ku statuja ishte vendosur përpara një dyqani të rrjetit Havana.
Informacioni u konfirmua nga kryetari i bashkisë së Guaiba, Marcelo Maranatha. Ai gjithashtu raportoi se nuk kishte të lënduar, raporton CNN Brazil.

Sipas informacioneve fillestare, erërat e forta të cilat herë pas here arrinin deri në 90 kilometra në orë, shkaktuan animin e strukturës dhe më pas shembjen në tokë. Statuja, përfshirë piedestalin, ka një lartësi totale prej 35 metrash, dhe statuja 24 metra e lartë u dëmtua gjatë rënies.
-
Plagoset me armë ‘Gucci’ i TikTok-ut, identifikohet autori!
16 Dhjetor, 11:39 -


